Flash News

KRYESORE

Foto nga shou i qeverisë me mbjelljen e pemëve, 1 punon, 20 vëzhgojnë

Qeveria e ka renditur tek prioritetet e punës së saj në këtë mandat mbjelljen e sa më shumë pemëve. Këtë fundjavë e gjithë qeveria, me në krye kryeministrin Rama, u angazhua për mbjelljen e pemëve në Berat.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka postuar në rrjetin social Facebook fotot e ‘aksionit’ të mbjelljeve në Berat. Ndërkohë nga fotot e publikuara nga Klosi bie në sy një foto ku shfaqen një grup njerëzish, afro 20, nga të cilët vetëm një prej tyre po tenton të mbjellë një pemë ndërkohë që pjesa tjetër po e ndjek si spektator.

Shou vazhdon edhe tek ministrat, përkushtimin e të cilëve ndaj aksionit të mbjelljes së pemëve ua tradhton veshja.

 

Të fundit