Flash News

KRYESORE

Foto nga shtëpia e re luksoze e Arbana Osmanit

Arbana Osmani, e cila më parë kishte një jetë private të cilën nuk e publikonte thuajse fare, ka ndryshuar. Ajo ndan momente të ndryshme me fansat dhe je[p detaje të shumta nga jeta e saj publik dhe familjare.

Përveç punës së saj si moderatore, Arbana është komentuar shumë në media dhe rrjete sociale për romancën me regjisorin Eduart Grishaj. Nga e cila tashmë nuk fshihen më. Ata udhëtojnë së bashku në vende të ndryshme dhe komentojnë pafund në profilet e njëri-tjetrit.

Mesa duket, Arbana ka vendosur që e shkuara të jetë një kapitull i mbyllur në jetën e saj, ndaj ajo është shpërngulur në një shtëpi të re. Të bukur dhe luksoze.

Sipas “Gazetës Blic”, moderatorja ka blerë shtëpi të re dhe në rrjet është publikuar garderoba e saj e madhe, të cilën do ta kishte zili çdo femër.

Nga ana tjetër, mikesha e saj e ngushtë, moderatorja Xhem Shehu publikoi disa ditë më parë pamje nga veranda moderne e Arbanës, ndërsa në një tjetër foto ka treguar kuzhinën.

Të fundit