Flash News

KRYESORE

Foto nga spitali/ Do të ndeshej me rusin pas një muaji, boksieri Florian Marku pëson aksident

Boksieri i njohur Florian Marku ka pësuar një aksident, duke lënduar krahun e tij të majtë. Në fotot e postuara në profilin e tij në ‘Facebook’, Marku tregon krahun e lënduar, pranë bërrylit.

AI ka sqaruar se ndeshja e parashikuar pas një muaji në Kosovë do të shtyhet si pasojë e këtij aksidenti, për të cilin nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Ndeshja nuk do zhvillohet me datë 14 shtator në Ferizaj, por do shtyhet pak javë më vonë për shkak të një aksidenti që pësova sot”, shkruan Marku në rrjetet sociale.

Më 14 shtator, Florian Marku do të ndeshej me rusin Sergey Klyuev.

Të fundit