Flash News

KRYESORE

Foto nga spitali/ Mes të lënduarve në protestën e opozitës edhe një biznesmen

Deri tani është raportuar se rreth 20 persona mbetën të plagosur në radhët e protestuesve, e po ashtu edhe pesë policë.

Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati sqaron sot në mëngjes se mes të lënduarve ishte edhe një biznesmen i njohur në këtë zonë, Xhelil Dida.

Rexhmati publikon foto nga spitali ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa ai uron atij shërim të shpejtë.

Postimi: 

Miremengjes,

Me lejoni qe te falenderoj te gjithe pjesemarresit kuksiane ne protesten me madheshtore te organizuar nga PD dhe opozita mbreme ne Tirane!

Njekohesisht uroj sherim te shpejte per te gjithe protestuesit e lenduar nga dhuna policore ushtruar ndaj protestes paqesore!

Nder dhjetra te lenduar nga policia e narkoshtetit eshte edhe biznesmeni i njohur kuksian Xhelil Dida, i cili i detyruar nga dhuna dhe gazi lotsjelles kerkoi ndihme mjeksore ne ambjentet spitalore.

Xhelili si mijera qytetare te tjere protestonte kunder taksave te larta, kunder oligarkise dhe monopolit te klienteles qeveritare te Rames.

Ai protestonte kunder takses ne Rrugen e Kombit, çmimit te larte te karburanteve,

Ai protestonte per nje Shqiperi si gjithe Europa, per nje levizje te lire te njerezve dhe mallrave!

Ai protestonte kunder varferise se qytetareve te tij, kunder largimit nga vendi te rinise shqiptare.

Ai u dhunua nga policia e shtetit te tij, ashtu si dhjetera qytetare te ketij vendi qe nuk pajtohen me kliken qeverisese te Rames.

I urojme Xhelilit dhe dhjetera qytetareve te lenduar , sherim te shpejte! Zoti i bekofte dhe i ndihmofte shqiptaret ne rrugen e tyre te prosperitetit! Zoti e ndihmofte Opoziten Shqiptare dhe kryetarin Basha ne permbushjen e kerkesave te shqiptareve :

E duam Shqiperine si gjithe Europa!

Poshte klika policore e Rames

Rama ik!

Të fundit