Flash News

KRYESORE

Foto nga takimi/ Kriza politike, Basha i shkon në zyrë Kryemadhit

Foto nga takimi/ Kriza politike, Basha i shkon në zyrë Kryemadhit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim në këto momente me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Mësohet se takimi mes tyre po zhvillohet në selinë e LSI-së.

Ky takim mendohet se ka ardhur lidhur me krizën politike të krijuar prej muajsh në vend, teksa opozita e bashkuar ka deklaruar se nuk hyn në zgjedhjet e 30 qershorit me Ramën kryeministër dhe pa krijimin e një qeverie tranzitore.

Kujtojë po ashtu, se një ditë më parë pesë aleatët e PD, kryetarët e PR, LZHK, PAA, PBDNJ dhe PDK zhvilluan një takim me Ilir Metën në zyrën e presidentit.

Ata kërkojnë organizimin e një tryeze opozitë-mazhorancë për t’i dhënë zgjidhjes së krizës, që do të mundësojë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Nga ana tjetër, Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.

Presidenti Meta theksoi se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.

Presidenti Meta nxiti po ashtu dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës.

Të fundit