Flash News

KRYESORE

Foto nga vendngjarja/ Aksident i rëndë në Fier-Levan, humb jetën një grua shtatzënë, plagosen 4 të tjerë

Një aksident i rëndë është shënuar disa minuta më parë në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur qafa e Koshovicës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete 'Audi' dhe një 'Benz', duke u përplasur ‘kokë më kokë- me njëra-tjetrën e për pasojë ka humbur jetën një grua shtatzënë, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dyshohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Viktima është identifikuar si M.T 27 vjeç dhe ishte 6-7 muajshe shtatzënë.

Deri tani nuk ka detaje nga policia lidhur me ngjarjen, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Të fundit