Flash News

KRYESORE

Foto nga vendngjarja/ Aksidentohen me motor dy turistë italianë në Ksamil, gruaja humb jetën, burri rëndë

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin Sarandë-Ksamil. Si pasojë e përplasjes së një motori me një makinë, raportohet se se ka humbur jetën një grua dhe një u plagos rëndë burri me të cilin udhëtonte në motor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e kanalit të Çukës, në vendin e quajtur ‘Hidrovori’.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht mendohet se dy personat e përfshirë në aksident ishin turistë italianë.

Të fundit