Flash News

KRYESORE

Foto nga vendngjarja/ Digjet magazina e kafes në Fier, flakët shkaktojnë 400 mijë euro dëme

Një magazinë kafeje është përfshirë nga flakët e zjarrit në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 prilli”, pasditen e djeshme.

Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 70 ton kafe dhe aparatura të tjera në magazinë, ndërsa zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin jashtë gjashtë bombola gazi, për të evituar shpërthimin e tyre, e ku pasojat do të ishin edhe më fatale.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike ne baterinë e një mjeti tip Pirun qe bënte transportin brenda magazinës.

Deri tani, dëmet në magazinë si pasojë e zjarrit llogariten deri në 400 mijë euro.

Të fundit