Flash News

KRYESORE

Foto/ Nga zonë turistike në gërmadhë, çfarë mbeti pas aksionit të INUK në Jalë

Nga një nga zonat më të frekuentuara turistike, tashmë kjo zonë e Jalës është kthyer në një gërmadhë.

Shtatë objekte të cilësuara ilegale dhe ndërtim pa leje janë rrafshuar pas ndërhyrjes së INUK dy ditë më parë.

Aksioni u shoqërua me përplasje fizike mes policisë dhe banorëve, të cilët e kanë cilësuar ndërhyrjen të paligjshme dhe se banesat e tyre ishin në proces legalizimi.

Fotot janë publikura nga ish-kryeministri Sali Berisha, bashkë me shqetësimin e një prej banorëve të prekur.

“Shikoni si shndërroi në gërmadhë Kallam Dështaku, në dhunim të ligjeve për përfitime personale, pronat dhe shtëpitë e 7 familjeve në Jalë”, shkruan Berisha.

Të fundit