Flash News

KRYESORE

Foto/ Nis ‘lufta e ftohtë’ Rama-Soreka. KM futet live për t’i prishur aktivitetin dhe xhindoset me kryebashkiakun Leli  

Kryeministri Rama është futur në transmetim live nga kryesia e Kuvendit, në një konferencë shtypi me gazetarët, për t’i rrëmbyer kohën televizive dhe vëmendjen ambasadorit të BE-në në Shqipëri, Luixhi Soreka. Në të njëjtën kohë që zyra e BE në Shqipëri po organizonte një aktivitet në Vlorë me pjesëmarrjen e Ambasadorit dhe të kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli, Rama ka thirrur një takim me gazetarët. Duke e ditur se televizionet do të preferonin konferencën e kryeministrit para një aktiviteti të një zyrtari të Bashkimit Europian, ai ka shfrytëzuar ‘statusin’ për t’u hakmarrë ndaj Sorekës që është një prej diplomatëve të huaj që i ka dalë kundër planit të tij për të zhvlerësuar marrëveshjen e 5 qershorit duke bërë një pakt me opozitën parlamentare për të kaluar një variant të ri, që e zhvlerëson marrëveshjen me partitë e opozitës, duke u hequr mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

Ambasadori i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ nga Vlora duke e shprehur edhe njëherë mosdakordësinë për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Burime të Politiko bëjnë me dije se kryeministri ka qenë ‘i xhindosur’ me kryebashkiakun e tij Leli që ka shkuar në aktivitetin e Sorkës. Marrdhënia mes shefit të qeverisë dhe shefit të zyrës së BE në Tiranë është tendosur pas deklaratave të këtij të fundit, kundërshtuese të vendimeve të Ramës për të minuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Një burim i Politiko nga Vlora, pjesëmarrës në takimin e ambasadorit Soreka në atë qytet, thotë se diplomati ‘nuk ka qenë i lumtur’ me karshillëkun e kryeministrit.

 

Të fundit