Flash News

KRYESORE

Foto/ Nis puna për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet në Tiranë

Pas udhëzimit të miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dy ditë më parë, Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për heqjen e depozitave nga pallatet e shpallura të pabanueshme me vendim të Institutit të Ndërtimit. Punonjësit e institucioneve të Bashkisë së Tiranës, të ndihmuar nga efektivët e Policisë Bashkiake, që në orët e para të mëngjesit kanë nisur punën për heqjen e depozitave, të cilat për shkak të peshës, rrezikojnë seriozisht pallatet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Në rastet kur pallatet nuk kanë dëmtime strukturore, heqja e depozitave të ujit është detyrë e vetë banorëve dhe e administratorit të pallatit. Asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët e pallateve të banimit duhet të marrin masa për lokalizimin dhe vendosjen e depozitave të përbashkëtave të ujit në ambiente të përshtatshme dhe të izoluara. Administratori është përgjegjës për administrimin dhe sigurinë e depozitave të përbashkëta. Vendosja e depozitave të përbashkëta të ujit, përveç garantimit të sigurisë për jetën dhe shëndetin e vetë banorëve, do të sjellë edhe një mirëadministrim të depozitave dhe furnizimit me ujë", njofton zyra e shtypit të Bashkisë Tiranë.

Të fundit