Flash News

KRYESORE

Foto/ Një ditë pas miratimit të ligjit, drejtori i Teatrit “ia mbath” në plazhet më të frekuentuara

Është një nga zërat që ka qëndruar pro vendimit të mazhorancës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Erion Isai, drejtori i Teatrit të Kukullave ka nisur sot turin nëpër zonat më të frekuentuara turistike të vendit, kryesisht në plazhe, duke filluar sot me Ksamilin.

Vetë Isai ka publikuar një foto bashkë me stafin e tij, ndërsa janë në udhëtim me autobus.

“Ne jemi rreze në Ksamil ora 19.00 tek sheshi i Ksamilit”, shkruan drejtori në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Isai është një nga zërat pro dhe ka përkrahur qëndrimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar, me një projektligj me procedurë të përshpejtuar  i cili u miratua mbrëmë pas disa orësh debat në Kuvend vetëm me 75 vota të mazhorancës.

Turi i korrikut

Ksamil 6 korrik

Sarande 7 korrik

Vlore 8 korrik

Durres 12 korrik 

Shengjin 14 korrik

Shkoder 21 korrik

Gjirokaster 26 korrik

Permet 27 korrik

Korce 27 korrik

Pogradec 28 korrik

Të fundit