Flash News

KRYESORE

Foto/ Një kafe dhe tri kuponë tatimorë, Rama mesazh biznesit buzë detit në Dhërmi

Kryeministri Edi Rama vazhdon të përçojë mesazhe për biznesin kundër informalitetit, ndonëse me pushime në vilën qeveritare në Dhërmi.

Në profilin e tij në Instagram, Rama ka postuar një foto nga lokali buzë detit ku po konsumon kafen e mëngjesit.

Veç kafes, në tavolinën e kryeministrit ka jo vetëm syzet e rrumbullakëta dhe kapelja prej kashte, por edhe tri kuponë tatimorë.

Gjatë verës, shumë biznese janë gjobitur dhe mbyllur për shkak të shkeljeve të gjetura nga inspektorët e tatimeve.

Të fundit