All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Foto/ Një tjetër shumëkatësh në Tiranë, qendra tregtare që do të ndërtohet në ish-Bllok

All - Paragraf - 1

Arkitekti italian Stefano Boeri, i cili ka hartuar edhe planin e zhvillimit të Tiranës dhe do të realizojë tre shkolla në kryeqytet, ka sjellë një tjetër projekt. “Kubi i Bllokut” do të jetë një ndërtesë shumëfunksionale, e përshtatur për zyra, dyqane dhe parkim në zonën e ish-bllokut.

All - Paragraf - 3

Struktura e re pritet të vendoset në kryqëzimin e rrugëve Pjetër Bogdani dhe Vaso Pasha dhe në këto dy rrugë do të jenë edhe hyrjet kryesore të ndërtesës.

 

Godina karakterizohet nga veshja e saj e jashtme, e përbërë nga një sistem teknologjik prej modulesh alumini, të cilët në brendësi do të kenë një sipërfaqe trekëndore të salduar. Ndërsa e gjithë godina do të vishet dhe nga një lëkurë e dytë në brendësi, një fasadë të vazhdueshme prej xhami, e cila e izolon ndërtesën nga pikëpamja termike dhe akustike.

 

“Efekti që vjen është ai i një sipërfaqeje vibrante dhe të ndryshueshme, një rrjet trekëndëshash alumini që luajnë me dritën e diellin duke e kthyer të reflektuar me sfumatura të ndryshme ngjyrash”, shpjegon Stefano Boeri.

“Kjo veshje e veçantë, e projektuar veçanërisht për projektin tonë të parë shqiptar, është thelbësore për të përcaktuar unicitetin e ndërtesës dhe kontribuon për të nënvizuar rolin e saj si pikë e re referimi në qendër të zonës”, shton Francesca Cesa Bianchi, drejtore projekti e firmës së arkitektëve.

 

Kati i parë i godinës do të jetë i mbushur me dyqane, ndërsa në katin e dytë ku xhami do të jetë i pjerrët, vizitorët do të kenë mundësi të ulen të shijojnë pamjen e qytetit.

 

Në pesë katet e para të mësipërme, do të ndjekë forma e rregullt katrore, dhe do të mund të përdoren për zyra. Ndërsa kati i shtatë kulmon me një restorant “Roof Garden”.

 

Ndërtimi i godinës do të ndiqet nga selia në Tiranë e Stefano Boeri Architetti, ndërsa klienti investues është “Invest Society” shpk./Scan

Të fundit