Flash News

KRYESORE

Foto/ Pak para protestës, çfarë i bën bashkë demokratë e socialistë në hotel ‘Plazza’, Bujar Nishani krah Gramoz Ruçit

Ndonëse kanë nisur përgatitjet e para për zhvillimin e protestës së opozitës, e cila nis në 11.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që në orët e para të ditës së sotme demokratë e socialistë janë parë në një aktivitet të përbashkët.

Politikanë të njohur shqiptarë, nga Kosova e Diaspora, si dhe zyrtarë të lartë të huaj janë bërë bashkë në “Mëngjesin e Lutjeve”, që mbahet në ambientet e hotel “Plazza” në Tiranë.

Ajo që ra në sy është se në tryezat e këtij aktiviteti të pranishëm janë përfaqësues të PS dhe PD.

Siç duket edhe nga këto foto, i pranishëm është ish-kryeministri Sali Berisha, deputetët Fatmir Mediu, Aldo Bumçi. Po ashtu, prezent është edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa në krah të tij edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Në tryezë i shoqërojnë edhe homologët e Ruçit nga Maqedonia dhe Kosova.

Të fundit