Flash News

KRYESORE

Foto/ Panik nga tërmeti në Tiranë, qytetarët mbushin rrugët të frikësuar

Panik dhe frikë kanë përjetuar jo vetëm banorët e Tiranës, por edhe qytetarët anë e mbanë vendit. lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë në të gjithë vendin, ndërsa epiqendra ishte në Durrës.

Tërmeti ka qenë me magnitutë 5.1 ka goditur, pak sekonda që kanë bërë që të boshatisen në kohë rekord nga banorët, në administrata, në biznese e godina të ndryshme.

sic duket, rrugët janë mbushur plot me njerëz të frikësuar dhe të panikosur, me qëllim shmangien e ndonjë tronditje tjetër të fortë.

Po ashtu, tërmeti ndikoi që të ndërpriteshin edhe Komisionet Parlamentare. Bëhet fjalë për Komisionin për Politikën e Jashtme, Komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Epiqendra mësohet se ka qenë midis zonës së Rrushkullit dhe Hamallajt në Durrës, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë të fuqishme në Kavajë, Tiranë, Lezhë, Fier, Vlorë dhe në pjesë të tjera të vendit.

Thellësia e tërmetit ishte 10 km.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të plagosura.

*Lexoni të gjitha lajmet për tërmetin => Tërmeti në Shqipëri

Të fundit