Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas 30 vjet pluralizëm, fleta e votimit me “kandidatët për kryetar bashkie” vetëm një emër dhe pa garë

Foto/ Pas 30 vjet pluralizëm, fleta e votimit me “kandidatët

Vendi prej muajsh po kalon një krizë të thellë politike.

Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë shfuqizoi dekretin për zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe një nga argumentet e përdorur është edhe mospjesëmarrja e partive opozitare. Dekreti ka hyrë edhe në Fletoren Zyrtare.

Megjithatë, PS e ka cilësuar ‘nul’ këtë dekret, votoi një rezolutë në Parlament kundër këtij vendimi dhe ka vijuar fushatën elektorale. Mazhoranca shprehet e bindur se të dielën e fundit të këtij muaji zhvillohen zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Jemi në mes të 2019-ës dhe thuajse 30 vjet pas rënies së komunizmit dhe si asnjëherë më parë në votimet për kryetarë bashki do të ketë vetëm një kandidat në garë dhe pa rival përballë.

Socialistet do jenë të vetëm në fletën e votimit në më shumë se gjysmën e bashkive, ndonëse në krye të fletës së votimit shkruhet qartazi: “Kandidatët për kryetar”,  e miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pa Partinë Demokratike.

Në këtë fletë votimi renditet vetëm Kastriot Gurra, kandidat i PS për bashkinë e Librazhdit.

Të fundit