Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas 40 minutash me Donald Lu, Fatmir Xhafaj largohet nga zyra me makinën e ambasadorit

Pas 40 minutash në takim “kokë më kokë” me njëri –tjetrin në zyrën e ministrit të Brendshëm, ambasadori i SHBA, Donald Lu është parë duke u larguar bashkë me Fatmir Xhafajn.

Ditën e sotme, ministri Xhafaj nuk ka qenë prezent në Kuvend, ndërsa temë e diskutimit mes tyre mendohet të kenë qenë zhvillimet e fundit.

Më pas, sipas fotove të Balkanweb, ministri dhe ambasadori Lu janë parë duke u larguar së bashku në automjetin me targë ‘Corp diplomatic”.

Deri më tani ambasadori amerikan Donald Lu nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me audio-përgjimin e vëllait të Xhafajt.

Kujtojmë që ambasadori Donald Lu do të largohet drejt Kirgistanit pasi i mbaron mandati në Tiranë në muajin gusht.

Të fundit