Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas anglishtes dhe Gjuhë-Letërsisë, ish-deputeti denoncon sërish: Pa nisur provimi del edhe teza e Matematikës  

Foto/ Pas anglishtes dhe Gjuhë-Letërsisë, ish-deputeti denoncon

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar publikimin e tezës së provimit të matematikës në maturën shtetërore, para nisjes së  këtij provimi. Denoncimi është bërë publik në profilin e tij në Facebook.

Pas këtij rasti, ish deputeti ka kërkuar largimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Postimi i Plotë

Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi?

Për cfarë do i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?!

Për meritë?!

Për drejtësi?!

Për cilësi?!

Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.

Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?!

Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion.

Prandaj merreni këtë paçavure!

Merreni e quajeni si të doni.

Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh...

Por MATURË SHTETËRORE mos e quani më!

Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!

Besa largohu një orë e më parë...

Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë...

 

Më herët Boçi denoncoi publikimin e fotove të tezës së gjuhës shqipe dhe letërsisë të cilat gjithashtu ishin publike në Facebook para se të niste provimi.

Të fundit