Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas efektivëve të rendit, në Fakultetin e Filologjisë hyn edhe Policia Bashkiake

Pas efektivëve të rendit, tashmë në ambientet e fakultetit të Histori-Filologjisë janë parë edhe punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë.

Është lëvizja ‘Për Universitetin’ ka publikuar me foto punonjësit e policisë bashkiake të cilët shfaqen në hollin e fakultetit dhe shkruan: "Sot tentuan përmes policisë bashkiake të kërcënonin studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Ai që i ka urdhëruar policët bashkiakë, fare lehtë mund të merret me mend që është kryebashkiaku Erion Veliaj".

Denoncimi:

Pushteti nuk heq dorë nga provokimet ndaj studentëve, duke shkelur edhe ligjin me të dyja këmbët. Pak ditë më parë urdhëruan rojet private dhe policinë e shtetit që të dhunonin studentët dhe ambientet universitare, ndërsa sot tentuan përmes policisë bashkiake të kërcënonin studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Ai që i ka urdhëruar policët bashkiakë, fare lehtë mund të merret me mend që është kryebashkiaku Erion Veliaj, do të mbahet mend gjatë si kryetari i bashkisë që përmes një tenderi korruptiv u bë bashkëfajtor në ndërprerjen jo vetëm të ëndrrës për arsimim, por edhe të jetës së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Studentët e FHF-së i kanë përzënë në mënyrë shembullore policët nga fakulteti. Ne ju bëjmë thirrje që të rrinë sa më larg ambienteve universitare, si dhe autoritet përkatëse të marrin masat për këto shkelje të vazhdueshme të ligjit.

Rezistenca vazhdon!

Të fundit