Flash News

KRYESORE

Foto pas pushimeve/ Elegante dhe të nxira nga plazhi, si u shfaqën në selinë blu zonjat e PD

Të nxira nga plazhi dhe mjaft në formë.

Kështu u shfaqën zonjat e Partisë Demokratike në të hyrë në ambientet e brendshme të selisë blu, ku u mbajt në orën 10.00 mbledhja e parë me Grupin Parlamentar, pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar në 17.00.

Është fotografi i Kuvendit, Agim Rama ai i cili ka publikuar në rrjetet sociale foto nga deputetet demokrate, ndërsa i rikthehen jetës politike, pas një muaj pushimesh përgjatë gushtit.

Disa prej tyre shfaqen të nxira nga rrezet e diellit në plazh, siç edhe duket Rudina Hajdari. Grida Duma, bie në sy për veshjen, por duke ruajtur të njëtin stil të përdorur në çdo dalje publike.

Po ashtu, në foto janë kapur edhe momentet e ardhjes së Jorida Tabakut,  Izmira Ulqinakut, Nada Meçorapaj, Lindita Metaliaj etj.

Të fundit