Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas refuzimit në Lleshit, Meta shfaqet në ballkonin e shtëpisë me filxhanin e kafes në dorë: Të dielë të mbarë

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta njoftoi refuzimin e dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm. Lajmi i bë i ditur pas një takimi që kreu i shtetit zhvilloi vetë me Sandër Lleshin ku i bëri të ditura edhe arsyet e këtij vendimi.

Vendimi i Metës për mos dekretimin e Lleshit solli jo pa reagime dhe në media është pasqyruar gjerësisht lajmi. Por pavarësisht kësaj stuhie ‘mediatike’, duket se Presidenti ka gjetur kohën për të marrë rreze dielli.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Meta shfaqet me filxhanin e kafesë në dorë teksa uron të diel të mbarë.

“Të dashur miq!

Ju uroj një të diele të mbarë në këtë ditë plot diell”, shkruan Meta.

 

 

Të fundit