Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas shiut, gjarpri “shëtitje” në ish-Bllok. Roja i biznesit e vret me mjete rrethanore

Pas shiut të furishëm ditën e djeshme, në orët e pasdites një gjarpër është parë në zonën pranë Sheshit Uillson.

Roja i një biznesi, i cili e ka pikasur e ka gjuajtur disa herë duke e vrarë me mjete rrethanore. Prania e gjarprit në mes të rrugës ka përhapur panik te personat që ndodheshin aty pranë.

Nuk ndodh që në mes të Tiranës të shohësh gjarpërinj, po siç duket shirat e dendur e kanë nxjerr zvarranikun nga vendet e fshehta. /Politiko.al/

Të fundit