Flash News

KRYESORE

Foto/ “Pasha po vijmë!”, nisen autobusët drejt Tiranës, deputetja e PD: Këta janë qemalistët e Vlorës

Janë nisur drejt Tiranës simpatizantë të shumtë nga të gjitha rrethet e vendit. Ata janë mobilizuar me autobusë dhe automjete private për tu bërë pjesë e protestës madhështore në Tiranë, që nis në orën 11.00 para kryeministrisë.

Ajo që ra në sy ishin parullat që shoqërojnë autobusët e protestuesve. “Po vijmë pasha!”, shkruhet në ballinë të automjeteve.

Deputetja e PD, Nada Meçorapja ka sqaruar në një status në PD se protestuesit janë ngritur masivisht për t’i thënë kryeministrit se po pengon integrimin me pashallarët e krimit.

“Keta nuk janë 'esadistët', por 'qemalistët'e Vlorës, që vijnë në Tiranë për t'i thënë Kryeministrit se janë Populli dhe se Integrimin po e pengon ai me Pashain dhe pashallarët e krimit!”, shkruan deputetja.

Të fundit