Flash News

KRYESORE

Foto/ Pasojat e tërmetit të fuqishëm në qendër të Tiranës, ndahet në dy pjesë Ministria e Bujqësisë

Duket se pasojat e tërmetit të fuqishëm që tronditi sot të gjithë vendin, kryesisht Durrësin, Tiranën dhe Elbasanin janë më të forta seç u raportua fillimisht.

Vendi nuk u përfshi vetëm në panik dhe frikë nga lëkundjet e forta që dominuan gjithë vendin për disa sekonda.

Dëme pati jo vetëm në banesa, apo në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, por edhe në godinën e Ministrisë së Bujqësisë në qendër të Tiranës.

Siç duket edhe nga kjo foto e publikuar, godina e Ministrisë së Bujqësisë ka pësuar një plasaritje të madhe, e për pasojë është ndarë në dy pjesë.

Goditja e fuqishme e tërmetit me magnitudë 5.1 të shkallës rihter është ndjerë si duket në pjesën ballore të godinës, ku çarja është edhe më evidente.

Po ashtu, dëme të konsiderueshme materiale janë ndjerë në të gjithë vendin duke dëmtuar shtëpi banime, plasaritje të pallateve, apo thyerje xhamash e etj..

*Lexoni të gjitha lajmet për tërmetin => Tërmeti në Shqipëri

Të fundit