Flash News

KRYESORE

Foto/ PD denoncon Prefekturën e Tiranës: Po grabit 4 dyqane te ‘Rruga e Kavajës’, pa vendim gjykate

Foto/ PD denoncon Prefekturën e Tiranës: Po grabit 4 dyqane te

Partia Demokratike ka denoncuar sot në mëngjes se qeveria shqiptare po përvetëson katër dyqane te Rruga e Kavajës, me qëllim zgjerimin e Prefekturës së Tiranës.

Sipas denoncimit të PD, dyqanet janë shpronësuar nga qeveria, por me një vlerë  katër herë më të ulët se vlera e tregut aktual. Ndërkohë sot dyqanet janë rrethuar me shirit dhe ruhen me policë, pavarësisht se çështja është për shqyrtim në Gjykatën e Apelit.

“Tek Prefektura e Tiranës, qeveria po u grabit dyqanet pronarëve të ligjshëm pa vendim të formës së prerë nga gjykata. Janë 4 pronarë, të cilët qeveria i ka shpronësuar për dyqanet e tyre me një vlerë qesharake, kur çmimi i tregut në atë vend është të paktën 4 herë më i lartë. Qeveria ka thënë se pronat i duhen për të zgjeruar prefekturën dhe sot dyqanet janë rrethuar me shirit dhe ruhen me policë, pavarësisht se çështja është për shqyrtim në Gjykatën e Apelit. Pronarët janë të gatshëm të shpronësohen, por me vlerën e tregut, sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Qeveria e ka kundërshtuar këtë. Ish deputetja Oriola Papmuri dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, që ndodhen atje, thonë se qeveria po vepron si një bandë me qytetarët. PD po heton, nëse veprimet e qeverisë për grabitjen e pronës së ligjshme të qytetarëve pa vendim gjykate të formës së prerë, kanë të bëjnë me veprimet e një klienti të Edi Ramës, i cili ka blerë disa shtëpi të vjetra aty pranë dhe do të ndërtojë”, njofton PD në një njoftim për mediat.

Të fundit