Flash News

KRYESORE

Foto/ Pedagogia kërcënon me mungesa studentët që protestojnë

Studentët kanë protestuar sot për të tretën ditë radhazi para Ministrisë së Arsimit. Të shumë kanë qenë pedagogët të cilët i kanë mbështetur, por ka dhe nga ata që i kanë kërcënaur me mungesa nëse largohen nga orët e mësimit.

Në mediat sociale kanë qarkulluar foto të email-eve që kanë shkëmbyer studentët me një pedagoge.

Njëra prej tyre, i përgjigjet studentëve se do të marrin mungesa nëse nuk janë në auditor në orën e përcaktuar për të bërë mësim.

Kujtojmë që studentët të sigurtë janë shprehur se do të vijojnë protestën ditën e nesërme dhe në vijim, deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga Ministria e Arsimit.

Të fundit