Flash News

KRYESORE

Foto/ Përplasje në Malin e Tomorit mes policisë dhe firmave të guroreve

Vendimi i Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM-në e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorit “Park Kombëtar”, ka krijuar përplasjet e para. Firmat e nxjerrjes së gurëve kanë rifilluar sot punën pas pezullimit prej 22 muajsh të aktivitetit në këtë zonë. Por forca të shumta të policisë kanë qenë të pozicionuara në fshatin Novaj të rrethit të Skraparit dhe nuk kanë lejuar makinat dhe punëtorët të bëjnë përpara e të kryejnë aktivitetin tyre.

Në qafën e Novajt, në ndihmë të policisë sē Beratit shkuan edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Për të shmangur përplasjet një grup prej 3 përfaqësuesish të firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ janë duke negociuar me drejtuesit e policisë nga të cilët kërkojnë me shkrim dhe në përputhje me ligjin shkaqet e pengimit për vijimin e punës në këtë zonë.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative, ministri i turizmit, Blendi Klosi tha se do të ketë protesta kundër këtij vendimi dhe se 4 gjykatësit që dhanë vendimin kundër do të duhet të përballen me vetingun, por edhe ndaj tyre do të nisë një peticion.

Të fundit