Flash News

KRYESORE

Foto/ Peshq, letra higjienike e të rinj në pranga, ç’po ndodh tani te Ministria e Brendshme

Peshq, gomone, letra higjienike dhe parulla me thirrjen “Xhafaj ik”.

Kjo është situata e krijuar në këto momente poshtë zyrës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Të rinjtë e FRPD-së dhe të LRI-së, ata të cilët po protestojnë, duke i kërkuar ministrit Xhafaj që të largohet, pas denoncimeve të PD se vëllai i tij, Agron Geron Xhafaj u bë pjesë e një audio-përgjimi me dëshmitarin X, ndërsa diskutonin për transportin e një ngarkese narkotike.

Të rinjtë, kane hedhur poshtë zyrës së ministrit objekte simbolike si peshq, gomone, letra higjienike, ndërsa dy të rinjtë janë lidhur me njëri tjetrin me pranga po ashtu në mënyrë simbolike.

 

Të fundit