Flash News

KRYESORE

Foto/ Policë me çanta të zeza dhe antiplumb, çfarë ndodhi te kryeministria pas protestës së opozitës

Opozita ka zhvilluar sot protestën e radhës para parlamentit. Një protestë e cila kishte disa momente tensioni mes protestuesve dhe policisë. Në terren kishin zbarkuar rreth 1300 forca policie

Protestuesit nga ana e tyre janë përpjekur të çajnë kordonin e policisë, fillimisht banorët e "Unazës së Re", por nuk janë lejuar. Nga përplasjet ka pasur disa të lënduar, si në radhët e protestuesve, ashtu edhe të policisë.

Për protestën janë marrë masa të rrepta sigurie,  ky fakt dëshmohet dhe nga fotot e siguruara nga Politiko.al, ku jo vetëm tek Parlamenti por edhe pranë kryeministrisë. Në përfundim të protestës, janë parë disa efektiv të veshur me antiplimb dhe me çanta të zeza të mëdha në duar, të cilat mund të kenë mjete të posaçme për sigurinë.

Kujtojmë se shpesh efektivët e policisë, kanë 'shfrytëzuar' dhe në xhaminë e "Namazgjasë" pranë Kryeministrisë, për të monitoruar situatën.

Të fundit