Flash News

KRYESORE

Foto/ Presidenti Hashim Thaçi me pushime në Shëngjin, shoqërohet nga gazetari i njohur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjetur kohë të lirë për tu relaksuar, pas debateve që kanë shkaktuar qëndrimet e tij pro ndryshimit të kufijve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi është fotografuar sot në plazhin e Shëngjinit nën shoqërinë e gazetarit dhe analistit Baton Haxhiu dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Haxhiu është ndër të paktët njerëz publik në Kosovë që ka mbështetur tezën e Thaçit për ndryshimin e kufijve të Kosovës me Serbinë, të cilët e konsideron si të domosdoshme për të ardhmen e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Tash është koha. Jo për lojëra politike. Është koha për një marrëveshjeje të nevojës gjeopolitike dhe Kosova duhet të zgjedh nëse do të jetë humbëse apo fituese nga ajo. Është koha për një marrëveshje për integrim dhe ndërtim shteti. Është koha për një ‘New Deal’ për Kosovën!”, argumenton Haxhiu, i cili po ashtu është edhe këshilltarë e kryeministrit Rama.

Para disa ditësh edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka kaluar pak kohë në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Të fundit