Flash News

E-TJERA

Foto/ Prishet shtëpia pranë ‘Petro Nini Luarasit’, dy familjarët humbin ndenjat në mes të rrugës

Një banesë rrezikon të shembet pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ndërsa familjarët në gjendje të rënduar kanë humbur ndjenjat.

Ata kanë debatuar fillimisht me efektivët e policisë, pasi IMT u ka komunikuar se do t’u shembin banesën. Banorët në shenjë proteste janë shtrirë në rrugën ku ka kalojnë automjetet, aty ku më pas kanë humbur edhe ndjenjat dy prej familjarëve, një grua dhe një i moshuar.

“I kemi ndërtuar me djersë, ku të shkojmë pa shtëpi. Nuk u ngopën me gjithë këto saraje”, shprehet e revoltuar njëra prej familjareve, e cila shpjegon se janë ende në proces legalizimi për shtëpinë e tyre.

Të fundit