Flash News

KRYESORE

Foto/ Protesta kundër prishjes së parkut në Tiranë, qytetarët thumbojnë Arian Çanin, Blendi Fevziun dhe Ylli Rakipin

Banorët e njësisë 7 në Tiranë prej dy ditësh protestojnë kundër prishes së parkut dhe ndërtimit në vend të tij një kompleksi banimi.

Me parrulla në duar, qytetarët kanë bërë pjesë të protestës edhe gazetarët Arian Çani, Blendi Fevziu dhe Ylli Rakipi në shenjë proteste.

“Arian Çani Wanted”, “Blendi Fevziu Wanted”, “Ylli Rakipi Wanted” shkruhet në parrullat e qytetarëve të cilët ‘denoncojnë’ heshtjen e gazetarëve të cilët trajtojë përmes emisioneve të tyre tema nga më të ndryshmet, ndërkohë që lidhur me protestën kanë zgjedhur të heshtin.

“Jetët tona fillojnë të mbarojnë ditën që heshtim për gjërat që kanë rëndësi” shkruhet në një prej parrullave të protestës e cila pasohet nga një tjetër thirrje përmes së cilës thuhet se protesta për parkun nuk ka parti. Ndërkohë pritet që qytetarët të vijojnë protestën pranë parkut edhe sot.

 

Të fundit