Flash News

KRYESORE

Foto/ Protesta para kryeministrisë, policia ngre dron për ta monitoruar

Me mijëra studentë, pedagog dhe qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e tetë kërkesave. Ndryshe nga protestat e tjera, në këtë të sotme ka rënë në sy pjesëmarrja e lartë e efektivëve të policisë.

Krahas kordonit i cili është vendosur para kryeministrisë një numër i madh efektivësh qëndrojnë në gatishmërmi në lulishten mes godinës mes kryeministrisë dhe Piramidës.

Krahas efektivëve në terren policia po monitoron protestën edhe përmes dornëve. Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Politiko.al një dron qëndron sipër protestuesve gjatë gjithë kohës.

Të fundit