Flash News

KRYESORE

Foto/ Protesta poshtë zyrës së Xhafajt, polici i fut duart në fyt të riut

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar sërish dje përpara Ministrisë së Brendshme, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt. Ata janë shprehur se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian po mbahet peng nga kryeministri Edi Rama dhe skandalet e ministrave të tij.

Kryetari i Këshilltareve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka denoncuar përmes një fotoje se si policia e shtetit reagon me protestuesit e rinj.

Siç duket edhe nga foto, një polic i fut duart në fyt një protestuesi, ndërsa këta të fundit  mbanin në duar një ‘biletë’ për kryeministrin Rama, e cila ishte vetëm vajtje për në Kolumbi, ndërkohë që nuk kishte një biletë kthimi. Sipas të rinjve, vetëm ky shtet mund t’i japë azil Ramës, Xhafajt dhe Saimir Tahirit.

Data e nisjes nga aeroporti ‘Nënë Tereza’, sipas kësaj ‘bilete’, është më 4 korrik, në ditën e lindjes së kryeministrit.

 

Të fundit