Flash News

KRYESORE

Foto/ Protestuesit zhvendosen nga Kuvendi, i vënë flakën ‘piramidës’

Protestuesit e opozitës kanë djegur në mënyrë simbolike ‘piramidën e krimit’, përmes së cilës janë renditur arsyet e largimit të qeverisë, si krimi, droga, blerja e votave etj.

Në shenjë proteste dhe në mënyrë simbolike, protestuesit i kanë vënë flakën një piramide prej kartoni.

Po ashtu, protesta e nisur paralel me seancën plenare është dominuar këtë herë me simbolika kundër kryeministrit Rama, ndërsa kreu i PD, Basha nuk ndodhet i pranishëm, por në Berlin ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të CDU-së dhe zyrtarë të tjerë gjermanë.

Të fundit