Flash News

KRYESORE

Foto/ Qëllohet me levë në kokë një eksponent i LSI, Meta sulmon Policinë e Shtetit nga urgjenca e Traumës

Një tjetër ngjarje e rëndë ka prekur në kulmin e fushatës LSI-në.

Mësohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me levë në kokë një eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Blerim Çela i cili është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Traumës.

Menjëherë pas ngjarjes në spital ka mbërritur kreu i Kuvendit, Ilir Meta, zëvendësministrja Nora Malaj, nënkryetari i LSI, Luan Rama dhe të tjerë përfaqësues.

Malaj ka sqaruar drejtpërdrejt se një person me levë në dorë ka hyrë në zyrat e LSI në Fushë-Krujë dhe ka sulmuar Çelën, ndërkohë që në momentin që të pranishmit kanë ndërhyrë, autori ka nxjerrë armën.

“Hyri një burrë i armatosur, ai kishte levë, në momentin që ndërhynë të tjerë, ai nxorri armën. Në atë moment mund të më kishte ndodhur edhe mua” tha Malaj.

“Derisa në krye të jetë Haki droga këto gjëra do ndodhin” shtoi Meta.

Të fundit