Flash News

KRYESORE

Foto/ Qeveria e frikësuar edhe kur s’ka protestë, rrethon Kuvendin me tela e kangjella

Kuvendi pritet të mblidhet sot në orën 10.00. Seanca u vendos të zhvillohet sot, për shkak se e enjtja koencidon ditë pushimi prej Ditës së Verës.

Megjithatë, edhe pse opozita nuk ka paralajmëruar protestë para parlamentit siç ka ndodhur në seancat e fundit që pas vendimit për ‘djegien’ e mandateve, sërish qeveria në pushtet nuk e fsheh dot frikën.

Për këtë, Policia e Shtetit është urdhëruar që të ndërmarrë një plan masash për rrethimin e Parlamentit me tela dhe kangjella, që në orët e para të mëngjesit.

Siç duket edhe nga fotot, dhjetëra efektivë policie janë shpërndarë në të gjitha anët e parlamentit dhe janë vënë në gatishmëri.

Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar protestë të madhe më 16 shkurt, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit.

Të fundit