Flash News

KRYESORE

Foto/ Qytetarët e Lezhës refuzojnë të diskutojnë me Lindita Nikollën, largohen nga salla

Kryeministri Rama ishte në Lezhë në turin e llogaridhënies para qytetarëve, ku shoqërohej nga disa përfaqësues të kabinetit qeveritar, ku mes tyre ishte edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në një moment, Rama u tha qytetarëve se po largohej për të dhënë një intervistë për "TV Lezha", por iu kërkoi që të qëndronin në sallë dhe të diskutonin problemet e tyre me Nikollën. “Nëse doni, bisedoni me Linditën por mos u largoni kur të ik unë”, u shpreh Rama.

Sapo u ngrit Rama në këmbë të gjithë qytetarët u larguan, duke refuzuar në një farë mënyre të diskutonin me Nikollën, ashtu siç edhe duket në foton e mëposhtme.

Rama braktis takimin me qytetarët e Lezhës: Po ma bëjnë me shenjë të iki….

Të fundit