Flash News

KRYESORE

Foto/ Qytetarët i vendosin traun Ramës në Kryeministri: Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione

Me qindra qytetarë kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar koncesionet që jepen për një grusht biznesmenësh, rritjen e taksave, dhunën e policisë dhe arrogancën e kryeministrit.

Me parulla në duar ku shkruhej “më arrestoni edhe mua”, qytetarët janë sensibilizuar me 11 qytetarët kuksianë që mbahen në burg, vetëm se protestuan dhe kundërshtuan tarifën e papërballueshme në ‘Rrugën e Kombit’.

Protestuesit i kanë vendosur një tra simbolik Ramës poshtë zyrës, ku shkruhet: “Dalja falas”.

Qytetarët kanë paralajmëruar kryeministrin Rama se nuk mund të luftojë popullin dhe i kanë bërë thirrje të tërhiqet nga veprimet abuzuese.

Protestoi në Kalimash, qytetari mban sot fjalim poshtë zyrës së Ramës: Do thyesh kokën në Kukës; pushteti është i popullit

Dy ditë pasi u dhunua, gazetari shfaqet në protestën përpara Kryeministrisë

As mediat nuk u shpëtojnë kritikave, aktivisti në protestë: Turp, dërgoni kamerat këtu dhe transmetoni telenovela

Të fundit