Flash News

KRYESORE

Foto/ Qytetari në Berat proteston me listën e borxheve në dorë

Një qytetar nga Berati ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të protestuar. Në tubimin e opozitës në dalje të qytetit ai është shfaqur me listën e borxheve në dorë.

“Ti nuk di të udhëheqësh. Ta marrësh pushtetin shumë lehtë është por…Unë jam i sëmurë, s’kam lekë të marr ilaçet. Lava borxhet, me një pension 127 mijë lekë. Si të mos protestoj unë këtu. Ky është sovrani?”, u shpreh protestuesi.

Protesta opozitës drejtohet nga ish-deputeti Astrit Veliaj, ndërsa është bllokuar aksi Berat – Ura Vajgurore, që do të hapet pas orës 20:00.

Të fundit