Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Foto/ Radikalizmi fetar në ekstrem, fëmijët e çerdhes shqiptare i mësojnë të falen si në xhami
E pabesueshme se deri ku mund të arrijnë përpjekjet për përfshijen e fëmijëve në mësimet fetare. Një prej çerdheve në Shkup, ka publikuar në rrjetin social Facebook, foto të fëmijëve që merren aktivisht me mësime të fesë islame, edhe pse janë shumë të vegjël në moshë.
Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se në këtë kopsht mund të regjistrohen vetëm fëmijët e prindërve të cilët pajtohen që fëmijët e tyre të edukohen në frymën islame.
Ndërkohë, sot gjatë ditës institucionet e Maqedonisë kanë arritur që të gjejnë këtë çerdhe të improvizuar, që ishte kamufluar nën ombrellën e një shoqate humanitare me prejardhje turke.
“Në Komunën e Çairit u gjet një shtëpi private e adaptuar si hapësirë mësimore me pajisje të nevojshme për këtë qëllim, ku u gjetën 20 fëmijë të moshës 6 deri 11 vjeç dhe dy mësuese”, ka thënë, zëdhënësja e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale në Maqedoni, Zhaklina Veliçkovska.
Tutje ajo ka thënë se kanë gjetur fakte, por edhe kanë marrë konfirmim nga mësueset dhe fëmijët se aty ofrohen mësime fetare.
“Gjatë këtij inspektimi edhe fëmijët, po edhe mësueset e tyre kanë konfirmuar që aty zhvillohet mësim i riteve fetare (lutjeve, gjunjëzimit dhe mësimit nga libra fetarë) nga ora 11:00 deri në orën 16:00, çdo ditë pune”, tha ajo për Gazetën JnK.
Gjatë ditës së enjte JnK, ka arritur të kontaktojë me përfaqësuesen e këtij kopshti përmes numrit zyrtar të postuar në profilin e tyre në Facebook.
Ajo ka treguar edhe për emrin e pronares, që sipas emrit del të jetë shqiptare.
Por, në përgjigjen që Gazeta ka pranuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Punës së Maqedonisë thuhet se kopshti është në pronësi të një shoqate.
“Kur inspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës kërkoi dokumentet e punës së [kësaj shtëpie të adaptuar në shkollë] atij iu tha se dokumentacionin e tërësishëm e ka pronari i Shoqatës Humanitare “Mustafa Pasha”, i cili është shtetas turk”, thuhet në përgjigje e zëdhënës së MPPS të Maqedonisë.
Madje, ky nuk është kopshti i vetëm që ofron mësime të fesë islame në Maqedoni.
“Sipas fjalëve të mësueses, kjo organizatë humanitare kishte edhe objekte tjera të karakterit të njëjtë edukativo-arsimor, por ajo nuk e dinte se ku ndodhen ato objekte”, tha zëdhënësja e MPPS së Maqedonisë.
Përfaqësuesja e kësaj çerdheje, e cila nuk është prezantuar, ka dhënë detaje të tjera për Gazetën Jnk. Në qytetin e Shkupit, komuna Çair në kopshtin “Bleta” mund të regjistrohen fëmija që nga mosha 3 vjeçare për një shumë prej 50 euro për një muaj.
Ajo ka treguar për plan-programin e këtij kopshti.
“Brenda javës kanë edhe mësim-besim. Por edhe orë të fizkulturës e argëtimit. Mësim-besim mbahet ditëve të premte, çdo javë nga ora 10 deri në 12”, tha ajo për Gazetën.
Në video të shpërndara në faqen e këtij kopshti në Facebook, shihen fëmijë (vajza të mbuluara dhe djem të veshur me pelerina të bardha) që sillen rreth një kubi, i cili simbolizon Qabenë.
E pyetur nëse ndonjë prind nuk dëshiron ta edukojë fëmijën e tij në frymë fetare, a mund ta dërgojë në atë kopsht, përfaqësuesja tha se “jo nuk mundet kështu, ne jemi kopsht fetar”.
Ndërkohë në fotot dhe videot e publikuara në faqen e këtij kopshti në Facebook, shihet se në gjeneratën e tretë të këtij kopshti, dy edukatoret janë të mbuluara, njëra e mbuluar komplet ku i shihen vetëm sytë (nikab).
Ministria e Punës dhe Politikave Sociale ka bërë vizita në tri çerdhe në lagjet shqiptare të Shkupit. Inspektimi është kryer nga Inspektorët e Departamentit për Inspektim dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Punës.
“Mbikëqyrja është bërë pas alarmit për një institut parashkollor për fëmijë për të cilin ministria nuk ka nxjerrë vendim adekuat dhe për të cilin në mediumet elektronike u paraqitën fotografi me përmbajtje religjioze [të përdorur] për kujdesin ndaj fëmijëve dhe edukimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e Zhaklina Veliçkovska, drejtuese e Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale në Maqedoni.
Në dy lokacione tjera të kontrolluara zëdhënësja Veliçkovska tha se nuk është gjetur ndonjë institucion për fëmijë dhe nuk ka pasur shenja të dukshme se aty zhvillohet veprimtaria e përkujdesjes ndaj fëmijëve.
“Për sigurinë e fëmijëve kujdesi ndaj të cilëve zhvillohet në kundërshtim me ligjin nga e ashtuquajtura organizatë humanitare, Ministria për Punë dhe Çështje Sociale për atë që pa do t’i informojë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Arsimit dhe Shkencës me kërkesë që në kuadër të kompetencave të tyre të shqyrtojnë arsyeshmërinë, karakterin dhe qëllimet e organizatës humanitare”, tha zëdhënësja Veliçkovska.
Gazeta ka kontaktuar edhe Ministrinë e Arsimit në Maqedoni, për të marrë një qëndrim nga ta, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.
Gazeta ka kontaktuar edhe me Qytetin e Shkupit, por ata kanë thënë se nuk kanë kompetenca për dhënien e lejeve të punës dhe ndjekjen e aktiviteteve në kopshtet e fëmijëve, ngase komunat e këtij qyteti kanë kompetenca autonome.
Qyteti i Shkupit është njësi e veçantë administrative e Maqedonisë, e cila përbëhet nga 10 komuna.
“Për kopshtet shtetërore si dhe ato private kompetente është Ministria për Punë dhe Politikë Sociale si dhe Komunat në Qytetin e Shkupit”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërsa Komuna e Çairit, në të cilën gjendet ky kopsht, ka thënë se nuk është kompetente për licencimin e kopshteve për fëmijë.
“Procedura e licencimit realizohet nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, prandaj ju lutemi që pyetjen tuaj për rastin e potencuar ta drejtoni në ministrinë përkatëse, e cila ka evidencën zyrtare të kopshteve publike dhe private për fëmijë dhe kompetencën e plotë ligjore për reagim në rast të mosrespektimit eventual të normave ligjore”, thuhet në përgjigjen e kësaj komune.
Sibel Halimi, sociologe, thotë se fëmijët që shihen në foto duhet t`i mësojnë 7 ngjyrat dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre psiko-motorike dhe jo t’i nënshtrohen ideologjizimit nga edukatore me nikab.
“Përtej kurrikulës religjioze, shqetësues është fakti se shumica e fëmijëve mbajnë emra arabë. Pra, gjithçka ka nisur që më lindje”, shkruan ajo.
Tutje Halimi thotë se paqartësia religjioze e shqiptarëve ka prodhuar probleme serioze me etninë në përgjithësi.
“Çfarë ju duhet këtyre kalamajve, indoktrinimi me fe?! Arsyetimi i mundshëm se kjo është çerdhe private është i paqëndrueshëm, sepse edhe kjo sikurse ato publiket i nënshtrohet ligjit të njëjtë- atij për institucionet parashkollore. Në shtete që nominalisht janë të përkufizuara si joreligjioze, ky pretendim bie ndesh jo vetëm me kushtetutshmërinë, por edhe me kohezionin shoqëror në të cilin janë formësuar në përgjithësi shoqëritë në këtë cep të Ballkanit”, thotë ajo.
Halimi shprehet se kështu nis qarku ideologjik, ku si fëmijë, mësojnë parimet kryesore të islamit, pastaj kur i bëjnë 12-13 vjet, fillojnë të mbulohen, kur i bëjnë 18, radikalizohen e kur radikalizohen pastaj e mohojnë përkatësinë dhe të tjerët dhe tjetri është i rrezikshëm, i huaj dhe armik.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43