Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama darkë me ‘Klanin’ në restorantin luksoz. Mungon Blushi

Kreu i qeverisë, Edi Rama po darkon ne restorantin ‘Padam’ ne kryeqytet nën shoqërinë e bosit të TV Klan, Aleksandër Frangaj dhe gazetarit Blendi Fevziu. Sipas burimeve te Politiko te pranishme ne restorant, darkës i është bashkuar edhe biznesmeni Saimir Mane.

Darka në restorantin luksoz që ndodhet pas Kryeministrisë, vjen katër ditë pas takimit që kryeministri Rama pati me ish-deputetin, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushin dhe biznesmenin Saimir Mane në zyrën e tij.

Blushi, përmendet ne korridoret mediatike si një kandidat i mundshëm për kryeministër të qeverisë tranzitore, kërkesë e panegociueshme e opozitës qe pas protestes se 16 shkurtit, kur vendosi të djegë mandatet.

Të fundit