Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama i rikthehet ‘vesit’ të vjetër, si u shfaq sot në Kuvend

Foto/ Rama i rikthehet ‘vesit’ të vjetër, si u shfaq sot

Pavarësisht tensionit të paralajmëruar nga opozita, kryeministri Edi Rama është shfaqur në sallën e Kuvendit, që në nisje të seancës.

Pasi opozita bojkotoi seancën, në shenjë proteste ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe qëndrimit të Ramës, kryeministri është ngritur dhe ka marrë fjalën rreth dy orë pasi seanca kishte nisur.

Ajo që ra në sy dhe tërhoqi vëmendjen është rikthimi te veshjet zyrtare të kombinuara me atlete.

Siç edhe duket nga këto foto, Rama ka shkruar sot në Kuvend i veshur me kostum e kollare, por në vend të këpucëve serioze, ka preferuar atletet e bardha.

Kujtojmë, se Rama me një veshje të ngjashme është shfaqur edhe në takime të rëndësishme zyrtare jashtë vendit.

Të fundit