Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama korrigjon listën me emrat e zyrtarëve menjëherë pas publikimit

Përmes një publikimi në rrejtin social Facebook kryeministri Edi Rama, postoi një listë prej 100 emrash, të personave, qe sipas tij janë përgjegjës se kanë ndjekur politika negative.

Këta emra të publikuar nga Rama, janë denoncuar nga qytetarët lidhur me eksperiencat e tyre negative që kanë përjetuar në zyrat e shtetit.

Por menjëherë pas postimit të listës së emrave mediat kanë publikuar lajmin. Ajo që bie në sy është fakti se si fillim u publikua një listë ku mungonte emri i parë, dhe renditja fillonte nga emri i dytë e poshtë. Por nuk ka zgjatur shumë dhe kryeministri e ka ndryshuar menjëherë postimin duke publikuar listën e emrave që nga emri i parë e deri tek i 70 që sipas tij i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë, të cilët janë përfshirë në afera abuzive ne postet që ata kanë.

Të fundit