Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama në panik, sërish 'kafaz hekuri' në hyrje të kryeministrisë para protestës së opozitës

Dy ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita e bashkuar më 16 mars, qeveria ka urdhëruar të ndërmerren të njëjta masa, si në tubimin e 16 shkurtit.

Siç duket edhe nga fotot, disa punonjës po punojnë rreth skelës në hyrje të godinës së kryeministrisë, duke bërë të mundur izolimin e hyrjes jo vetëm përmes skelave të hekurta, por duke e rrethuar atë edhe me një rrjetë jeshile.

Po ashtu, politiko sjell edhe masa të tjera që po ndërmerren rreth kryeministrisë, siç duken edhe në foto.

Kjo masë u ndërmor edhe në protestat e tjera që opozita ka zhvilluar në Tiranë.

Kujtojmë se më 16 shkurt, skela u dëmtua nga protestuesit në shenjë revolte, ndërsa nga brenda ambienteve të kryeministrisë punonjës të Gardës iu përgjigjën me ujë me presion, gjithashtu edhe me gaz lotsjellës.

Si pasojë, dhjetëra protestues, përfshirë edhe përfaqësues të mediave mbetën të lënduar.

Të fundit