Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama prezanton Sandër Lleshin te Ministria e Brendshme, pas tij shfaqet edhe Fatmir Xhafaj

Pas emërimit zyrtar si zv.ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama ka prezantuar Sandër Lleshin si drejtuesin e ri të këtij dikasteri.

Ai u shfaq rreth orës 12.30 minuta para godinës së Ministrisë së Brendshme, bashkë me Sandër Lleshin, për ta prezantuar me stafin e ministrisë.

Në hyrje te godinës, ata u përshëndetën me stafin aktual të MB, ndërsa pak minuta më vonë është shfaqur edhe Fatmir Xhafaj, i cili u shkarkua zyrtarisht në seancën e sotme në Kuvend me 75 vota pro nga mazhoranca.

Ajo që ra në sy është se Xhafaj u shfaq i qeshur para kamerave dhe gazetarëve, të cilin e shoqëronte drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mësohet se Xhafaj do të zhvillojë një takim përshëndetës të fundit me stafin e ministrisë.

Të fundit