Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama shkon i pa përgatitur në aktivitet, lexon fjalimin para se të ngjitet në podium

Të premten, kryeministri Edi Rama ishte në Golem ku u bë inaugurimi i një hoteli luksoz. Rama shoqërohej nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, teksa mbajti edhe një fjalim afro 15 minuta.

Në Facebook-un e tij, kreu i qeverisë nuk ka postuar asnjë foto nga ky aktivitet, ndërkohë që në fotot e publikuara nga Blendi Klosi shihet Rama, i cili është duke lexuar fjalimin, para se të ngjitet tek podiumi i improvizuar.

Në foton e mëposhtme, Rama qëndron në radhën e parë teksa shfaqet duke konsultuar disa letra, në pritje të daljes në podium, ndërkohë që është Klosi duke mbajtur fjalën e tij. Mesa duket, axhenda e ngjeshur nuk i lë kohë Ramës për tu përgatitur plotësisht për takimet ku merr pjesë ose ndoshta shefi i qeverisë nuk i merr seriozisht takimet ku është i pranishëm. (Ceremonia e inaugurimit të hotelit u bë teksa Rama po kthehej nga Fieri ku mori pjesë në një aktivitet të gazsjellësit TAP)

Të fundit