Flash News

KRYESORE

Foto/ Rrahman Rraja me paterica në Kuvend, por mbërrin me ‘Audi’ mijëra eurosh

Ditën e djeshme, ra në sy mbërritja e deputetit të PS, Rrahman Rraja në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, kur u votua për mbylljen e lojërave të fatit deri në 31 dhjetor dhe për ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Këto dy ligje u votuan vetëm me votat e mazhorancës.

Ndonëse jo në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka thyer njërën këmbë, deputeti i PS sërish është shfaqur në Kuvend për të marrë pjesë në votime.

Në fotot e publikuara nga Agim Rama, Rraja si duket mbërrin me një makinë luksoze, një ‘Audi’ që në treg ka një vlerë disa mijëra euro.

Ai zbret me vështirësi nga makina dhe përmes ndihmës së patericave hyn brenda Kuvendit dhe merr pjesë në seancën e mbajtur një ditë më parë.

Kujtojmë se emri i deputetit u përmend në çështjen ‘Xhisiela’, pasi djali i tij, Rexhep Rraja ndodhet aktualisht në burg me akuzën e ‘përndjekjes’ ndaj ish të dashurës së tij.

Të fundit