Flash News

KRYESORE

Foto/ Rrethohet Kryeministria, një protestues i gjakosur

Siç shihet edhe nga kjo foto, qytetarët kanë rrethuar sot godinën e Kryeministrisë, si përgjigje ndaj Edi Ramës se nuk mund të hyjë më në "strehën e krimit". Në foton e publikuar nga 'A2', shihet edhe një protestues i gjakosur, por informacione nga incidenti nuk bëhen të ditura. Deri më tani nuk raportohet për përplasje të protestuesve me policinë, por vetëm hedhje e shashkave dhe tymueseve përpara godinës.

Edhe kangjellat e vendosura te Kryeministria janë hequr nga protestuesit, ndërkohë që kordoni i policisë mbetet i palëvizur.

VIDEO-LIVE/ Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, një qytetar i gjakosur

Të fundit